Kryesore » 2012 » Dhjetor » 5 » Samsung-u kryeson tregun e pajisjeve mobile
1:24 PM
Samsung-u kryeson tregun e pajisjeve mobile
Samsung-u mbeti prodhuesi më i popullarizuar telefonik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tremujorin e tretë të vitit 2012, por Apple është duke u afruar ngadalë, sipas raportit të fundit të comScore, MobiLens.Me disa smartfonë të suksesshëm këtë vit, si Galaxy S III dhe Galaxy Note II, Samsung-u u rendit si prodhuesi numër një me më tepër se 26 për qind të tregut në Shtetet e Bashkuara, që paraqet një ngritje prej 0.7 për qind.Apple ndodhet në vendin e dytë dhe mjaft larg nga ai i pari, me 17.8 për qind, pas një ngritjeje prej 1.5 për qind, që ndihmoi ndërmarrjen të kalojë LG-në me 0.2 për qind si prodhuesi numër dy i pajisjeve telefonike.
LG ka rënë me pothuajse 1 për qind në tre muajt që mbaruan në tetorin e vitit 2012.

Motorola dhe HTC ndodhen në vendin e katërt dhe pestë, përkatësisht me 11 dhe 6 për qind, ku kanë pësuar rënie në tregun mobil në tremujorin e tretë në krahasim me tre mujorin paraprak, që përfundoi në korrikun e vitit 2012.

Sistemi operativ Android kryeson tregun

Nëse shikoni shifrat për sistemet operative, do të shihni që Android është duke kryesuar me 53.6 për qind, pas një ngritjeje prej 1.4 për qind, ndërsa Apple është në vendin e dytë në këtë kategori, me 34.3 për qind të tregut, pasi ishte një ngritje prej 0.9 për qind këtë tremujor.

Ndërkohë, BlackBerry i Research In Motion ka 7.8 për qind të tregut, ndërsa Windows Phone ka pasur një rënie të vogël, duke rënë sërish në 3.2 për qind. Prodhuesit e smartfonëve ende kanë hapësirë për të zënë.

Shifrat nga comScore tregojnë që 121.3 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës posedonin smartfonë, që paraqet një depërtim prej 51.9 për qind në tregun mobil, që është një rritje prej 6 për qind që nga korriku.

Studimi i bërë me 30,000 njerëz gjeti gjithashtu që pas thirrjeve telefonike, porositë tekstuale mbesin përdorimi më i popullarizuar i smartfonëve, së bashku me shkarkimin e aplikacioneve dhe shfletimi i uebfaqeve, derisa vetëm një e treta e përdorin atë për t’iu qasur rrjeteve shoqërore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus