Kryesore » 2012 » Dhjetor » 12 » Facebook, kujdes nga këto aplikacione, ua vjedhin të dhënat!
2:32 AM
Facebook, kujdes nga këto aplikacione, ua vjedhin të dhënat!
Jini të kujdesshëm se çfarë klikoni në Facebook, pasi që këto aplikacione mund t’ua vjedhin të dhënat nga kompjuteri juaj sepse përmbajnë viruse të rrezikshëm.Jini të kujdesshëm se çfarë klikoni në Facebook, pasi që këto aplikacione mund t’ua vjedhin të dhënat nga kompjuteri juaj sepse përmbajnë viruse të rrezikshëm.
Ndryshim i ngjyrës së profilit tuaj
Edhe pse ky aplikacion thotë se mund t’ua ndryshojë ngjyrën e profilit tuaj në Facebook, ai kërkon nga përdoruesi që së pari të përgjigjet në disa pyetje personale. E vërteta është se ky aplikacion do t’i vjedhë të dhënat nëpërmjet cookies dhe më pas të dhënat e vjedhura do të klasifikohen nëpër bllogje të ndryshme, linku i të cilëve do të paraqitet në profilin e "viktimës”.Kush ka vizituar profilin tuaj
Në natyrën e njerëzve është të merren me atë se kush sa herë viziton profilin tuaj. Ky aplikacion mund ta zgjojë atë dëshirë tek ju, mirëpo duhet të dini se një gjë e tillë nuk ekziston, prandaj duhet të keni kujdes sepse mund të bëhet fjalë për diçka të ngjashme si aplikacioni më lartë.
Facebook kredi

Kredia ose paratë Facebook janë valutë virtuale me të cilën, për shembull, mund të fitoni Zynga dollarë për lojën Farmville. Shumë Facebook kredi do të kërkojnë nga ju që të instaloni ndonjë aplikacion për t’i konvertuar ato. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për mashtrim dhe instalimi i një aplikacioni të tillë mund t’ua mbushë kompjuterin me viruse.








Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus