Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » Dell shfaq serinë e re S të monitorëve
10:54 AM
Dell shfaq serinë e re S të monitorëve
Dell gjithmonë ka qenë mes më të mirëve për sa i përket cilësisë së monitorëve me një çmim të arsyeshëm, dhe me sa duket ata janë në kërkim për të vazhduar traditën me 5 seri të reja të modeleve S.Ekranet e reja variojnë në një madhësi prej 27-inç deri tek 21.5-inç, kjo për ata që kërkojnë çmimin më të mirë.Secili prej tyre është i aftë të japë pamje 1080p, por të gjithë presim dhe lidhja apo cilësia varen shumë nga çmimi.Dy ekranet më të mira dhe më të mëdhaja janë ai 27-inç S2740L për 399$ dhe versioni tjetër 24-inç S2440L me një çmim prej 299$. Të dy ekranet kanë tiparet e rregullueshmërisë, dhe atë pamjen fantastike cep-më-cep, xhami është shumë i përshtatshëm për ata që mendojnë të përdorin Nvidia për lojrat ose Eyefinity.Të dyja suportojnë HDMI dhe porta VGA, megjithatë çuditërisht, vetëm monitori 27-inç ka DVI. Adaptuesit e HDMI në DVI janë të lira mjaftueshëm, por gjithsesi është një zgjedhje e çuditshme.Tre modelet e tjera, që nga 23-inç deri tek 21.5-inç, nuk kanë të krahasuar me modelet e sipërpërmëndura. Kanë një çmim duke filluar nga 199$, megjithatë është shumë mahnitëse se sa shumë LCD mund të marrë një persone me kaq pak para këto ditë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus